U prit me protesta, Meta: Dodik mbeti i kënaqur

schedule13:00 - 9 Maj, 2019

schedule 13:00 - 9 Maj, 2019

Gjatë konferencës së përbashkët të samtit të Brdo Brijunit, presidenti Meta  u pyet nga gazetarët për çështje delikate mes Kosovës dhe Serbisë. Duke komentuar takimin e dy lidërve Thaçi e Vuçiç gjatë samitit, Meta tha se atmosfera ka qenë shumë pozitiv dhe se do të donte që dialogu mes këtyre dy vendeve të kishte përfunduar me kohë.

“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë – Serbi të kishte përfunduar dje. Jo sot dhe as nesër.  Samiti i Brdo Brijonit është një samit që ka një format të përcaktuar”, tha Presidenti Meta.

Por situata duket se nuk ka qenë aq miqësore, pasi  Presidenti i Bosnjës dhe ai i Serbisë janë pritur  në Tiranë  me protesta nga Vetëvendosje.  Presidenti Meta duke komentuar situatën para gazetarëve tha se Dodik ka mbetur i kënaqur nga vizita e tij e parë në Shqipëri. Sipas Metës, ai i kishte premtuar që do të vinte sërish për turizëm.

“Atmosfera ka qenë mjaft pozitive dhe konstruktive, sikur e shprehja, arritja e Prespës është historike, të gjithë do të donim që edhe dialog Kosovë-Serbi të kishte përfunduar, por e thashë por nëse do të kishte ndodhur menjëherë me Prespën dikush mund të na ngatërronte duke menduar se ishim në Beneluks dhe jo në rajon. Por kemi angazhim të përbashkët për paqen dhe perspektivën europiane dhe vullneti për ti zgjidhur të gjitha cështjet përmes dialogut. Samiti ka një format të përcaktuar dhe Dodik ka qenë i ftuar dhe mirëseardhur si president i radhës i Bonjës, besoj se ka mbetur i kënaqur, ishte hera e parë që vinte në Tiranë dhe ka premtuar se do të vijë edhe për turizëm, pasi kishte dëgjuar për mikpritjen shqiptare”, u shpreh Presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!