U premtonte shqiptarëve kontrata pune dhe i mashtronte, arrestohet 60-vjeçari

schedule09:34 - 29 Maj, 2024

schedule 09:34 - 29 Maj, 2024

TIRANË- Një 60-vjeçar me banim në Norvegji është arrestuar për veprën penale”mashtrim”. Sipas policisë, Kastriot Komoni u premtonte qytetarëve kontrata pune dhe aksione në bizneset në Norvegji, por pasi u merrte paratë, ai shkëpuste kontaktet me të interesuarit.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash nga disa shtetas./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!