Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Muriqanit.
Sipas policisë, i riu dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për prostitucion.
Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjatë kontrolleve u bë sekuestrimi i 3 celularëve, që dyshohet se 28-vjeçari i përdorte për këtë veprimtari kriminale.
Më herët, dy shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike/abcnews.al



