U premtonin martesë dhe i shfrytëzonin seksualisht, shkon në tre numri i të arrestuarve

schedule11:48 - 24 Shkurt, 2021

schedule 11:48 - 24 Shkurt, 2021

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”.

Sipas policisë pas ndalimit të dy shtetasve të përfshirë në veprimtaritë kriminale në prostitucion këtë të mërkurë është bërë i mundur edhe arrestimi I një personi të tretë shtetasit F. Xh., 26 vjeç.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 3 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar dy javë më parë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim F. Xh., 26 vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. D. dhe T. M., (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!