Në një rrëfim ekskluziv, këngëtarja e njohur kosovare Adelina Thaçi ndau me moderatorin Ermal Peçi historinë personale të të prekurit me Covid-19 dhe vijimin e përditshmërisë pas kalimit të virusit.
Në programin “ABC e pasdites”ajo tregoi se ditët e para ka qarë shumë, sidomos kur vajza e vogël e vuante përbrenda situatën e saj. Adelina tregoi se si natyrë është e fortë edhe pse përballë virusit çdokush dorëzohet.
Ermali e pyeti rreth kolegëve të saj kosovarë të cilët deklaruan se virusi ishte sajesë apo se disa personazhe janë paguar për të pranuar që u prekën nga Covid-19.
“Sa lekë more, sa je paguar Adelina Thaçi që pranove se vuan nga Covid”, pyeti Ermali ironikisht.
“E kuptoj ironinë tënde, por mendoj që ata që flasin kështu nuk besojnë tek jeta. Unë vij nga një familje që s’kam pasur kurrë probleme ekonomike”… ka thënë Thaci, duke nënvizuar që do ishte absurd të priste lekë nga kjo situatë./abcnews.al