U prek nga COVID-19: Alarm i rremë për Rustu, bashkëshortja nën akuzë

schedule09:58 - 4 Prill, 2020

schedule 09:58 - 4 Prill, 2020

Rustu Recber është prekur nga COVID-19 dhe prej disa ditësh është shtruar në spital. Në media është raportuar për një gjendje të rëndë shëndetësore të tij, por ndërkohë ka akuza për bashkëshorten e tij, Isil Recber, pasi nuk ka zbatuar rregullat e karantinës pas kthimit nga SHBA më 16 mars.

Lajmet e fundit janë të mira dhe Rustu është mirë. Problemet atij i kanë ardhur më së shumti prej konsumimit të cigares. Gjithsesi ai pritet të lërë spitalin brenda një jave. Doktorët kanë shpjeguar se gjendja e tij po vjen në përmirësim dhe nuk është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv, sikurse bashkëshortja e tij ka shkruar në rrjetet sociale.

 

Isil, dy ditë më parë bënte me dije përmirësimin e Rustu dhe theksonte se është në kujdesin intensiv të mjekësve. “Aktualisht Rustu është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe trajtimi vazhdon. Ethet e tij janë nën kontroll tani dhe ka zhvillime pozitive.

Sëmundja u zhvillua shumë papritur dhe virusi ka shkuar direkt në mushkëri. Mjekët ndërhynë direkt, pasi ai merrte frymë me vështirësi. Ende është nën kujdes intensiv dhe trajtimi vazhdon”, shkruante bashkëshortja e Rustu. /abcnews.al