U pre nga një pajisje brenda fasonerisë, detaje të reja për vdekjen e 35 vjeçarit në Thumanë

schedule09:31 - 22 Qershor, 2023

schedule 09:31 - 22 Qershor, 2023

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Thumanë, ku një 35 vjeçar punonjës në një fasoneri ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga një tranxhe.

Sipas burimeve për ABC News mësohet se i riu është prerë aksidentalisht nga një pajisje që ndodhej në një fasoneri në pronësi të një biznesmeni nga Kruja.

LEXO EDHE: Humb jetën punonjësi i fasonerisë në Krujë, dyshimet e para

Ndërkaq mësohet se në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje disa nga administratorët e fasonerisë e cila prej gjashtë muajsh zhvillonte aktivitetin e saj në Krujë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!