U plagosën 3 punonjëse nga shpërthimi i bombolës së gazit, pse ndodhi shpërthimi

schedule15:43 - 15 Janar, 2020

schedule 15:43 - 15 Janar, 2020

Banorët e rrugës “3-Dëshmorët” u tronditën nga shpërthimi i fuqishëm i një bombole gazi, duke shkaktuar panik në radhët e tyre.

Dëmet në biznes janë të konsiderueshme, ndërsa të lënduar mbetën punëtorja Ardiana Mesi dhe pronarja e byrektores Klodiana Simeci.

Në spital u dërgua edhe bashkëshorti Ardiana, i cili pësoi disa djegie të lehta në krah në përpjeke për ti dhënë ndihmën e parë personave te plagosur.

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial thekoi se, rrjedhja e bombolës së gazit ka filluar rreth orës 4 të mëngjesit, duke krijuar tejngopje të ambientit të mbyllur.

Shpërthimi u krijua nga një shkëndi elektrike, ndërsa rrjedhje kishte pasur vetëm një nga dy bombolat që ishin në byrektore.

Hetimet kanë nisur, pasi janë vërejtur disa shkelje nga ISHTI, ku dy bombolat e gazit nuk duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, dhe për më tepër nuk ishin të koaluduara.

Edhe më herët eksplozionet e bombolave të gazit kanë krijuar frikë dhe panik te qytetarët e Tiranës.

Në verën e vitit të kaluar pronarja e një argjendarie në zonën e ish-Bllokut humbi jetën, nga shpërthimi i disa bombolave të gazit, në punishten që kishte përshtatur në bodrumin e biznesit të saj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!