Ydai Xhafaj, i mituri i cili u qëllua me thikë nga shoku i klasës në një gjimnaz në Cakran të Fierit, deklaroi se konflikti ka nisur një muaj më parë.
I mituri thotë se shoku i klasës kishte hedhur në rrjete sociale foto të tij dhe familjarëve, teksa i kishte kërkuar atij që t’i shihte.
Por biseda ka agravuar dhe ai u plagos nga bashkëmoshatari me thikë.
“Gjithçka nisi, duke më bërë foto ai mua, dhe familjes sime dhe shokëve të mi. Gjithashtu edhe familjeve të tyre, i kishte postuar në një rrjet social dhe i hidhte shokëve të tyre nëpër telefona. Kështu vazhdoi, ka një muaj ky muhabet. Nuk kuptoi me fjalë, jemi këtu ku jemi sot. Vuante nga sëmunajd abesoj, nuk ishte mirë nga trutë. Nuk është hera e parë që bën. Njoftuam profesorin. Lëre tha se vuan nga sëmundje, nga mendorja, i kemi thënë të atit të saj. Shokët jo, thjesht ikën. Për fat të keq po. Jemi shokë klase. Përveç punës së fotove, me djalin jo. Pas 10 minutave, do futeshim në mësim, ishte te korridori i klasës. I themi për pjesën e fotove. Mund t’i fshish dhe ky muhabet përfundon këtu. U agravua. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun. Gjithmonë e mbante me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. E shmanga dhe mbylla derën. E hapi sërish derën, me thikë në dorë. Ndërhyri mësuesja. Kërkoj thjesht drejtësi”, tha ai./abcnews.al