U plagos në protestë, si është  gjendja e efektivit të policisë

schedule12:43 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 12:43 - 10 Dhjetor, 2020

Protesta e një nate më parë për vrasjen e të riut Klodian Rasha përfundoi në përplasje mes demostruesve dhe policisë. Për pasojë 8 efektivë, por edhe protestues morën lëndime nga hedhja e sendeve të forta.

Gazetarja Ema Shazivari raporton se vetëm një efektiv 36-vjeçar i policisë ndodhet i shtruar në QSUT pasi mori dëmtim në sy. Efektivi i është nënshtruar një ndërhyrje dhe pritet që të kryejë një tjetër jashtë vendit. Ndërsa 7 efektivët e tjerë kanë dalë nga spitali

Gjithashtu protestuesit që kanë shkuar në spitalin e Traumës kanë lënë ambientet e spitalit dhe kanë shkuar në shtëpi, pasi nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!