Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u plagos mbrëmjen e sotme në një qendër poligoni në Obiliq të Kosovës.
Lajmi është bërë me dije për Gazetën Express nga mjeku në urgjencën e spitalit të Prishtinës QKUK, Naser Syla.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.
Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë. /Abcnews.al