U plagos me thikë nga ish-punonjësi i bashkisë, si është gjendja e Fredi Kokoneshit

schedule16:25 - 11 Nëntor, 2022

schedule 16:25 - 11 Nëntor, 2022

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është tashmë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, bëjnë me dije burime nga Spitali i Traumës.

Lexo edhe: U plagos me thikë, kryebashkiaku Kokoneshi niset drejt “Traumës”

Kokoneshi tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi u plagos me thike gjatë ditës së sotme së bashku me shoferin e tij, Gazmir Bullari.

Kokoneshi u plagos nga Orges Xhelili, ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës. Xhelili plagosi me thikë Kokoneshin, pasi kryebashkiaku e kishte pushuar nga puna.

Lexo edhe: U plagos me thikë sepse pushoi nga puna IT-në e Bashkisë Divjakë, detaje nga plagosja e Kokoneshit

Kryebashkiaku mori plagë në shpatull dhe krah, ndërsa u dërgua drejt spitalit të Traumë spër mjekim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!