“Rrumi i Shijakut”, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme teksa ishte në makinë me prokurorin Arian Ndoj është akuzuar një vit më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha teksa po zhvillonte një takim me banorët e Manzës.
Basha tha ndër të tjera se “Rrumi” bënte “kërdinë” me zgjedhjet duke patur parasysh blerjet apo shantazhin ndaj votuesve.
Basha tha se “Rrumi” ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit për të mbledhur vota për ish-kreun Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
“Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord.
Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë.
https://streamable.com/vcgcy
I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin.”, u shpreh Basha një vit më parë.
Pëllumb Muharremi është një emër i njohur për policinë dhe thirret zakonisht me emrin “Rrumi” nga banorët e zonës. Ai ka ndërruar sërish emrin gjatë kohëve të fundit duke e vendosur Aleksandër Laho.
Ai mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme duke qenë në makinë me Andi Malokun dhe prokurorin Arian Ndoj. /abcnews.al