U plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n, Josif Kavaja u dërgua në spital me makinë policie

schedule14:17 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 14:17 - 26 Dhjetor, 2020

Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrorizoi me armë forcat RENEA dy ditë më parë në fshatin Seltë dy ditë më parë është dërguar në spital me makinë policie. Burime bëjnë me dije për ABC se pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Kavaja është nisur drejt spitalit të Elbasanit.

Gjatë rrugës autoambulanca pësoi defekt. Sipas gazetarit Aldo Kozarja janë dashur 4 orë që i plagosuri të mbërrinte në spital me makinë policie ku i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia kishte marrë informacion se Kavaja mbante armë pa leje në banesë. Me ndërhyrjen pranë shtëpisë së tij, forcat e policisë u gjendën përballë të shtënave nga ana e 45-vjeçarit i cili fillimisht u arratis në pyll pranë banesës së tij. Ndërsa më pas për 12 orë më radhë qëndroi i “ngujuar” në banesë. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm forcat RENEA ndërhynë në banesë për ta arrestuar dhe gjatë aksionit pati shkëmbim zjarri. Për pasojë Kavaja mbeti i plagosur.

Në banesë policia gjeti arsenal armësh, granata difesive dhe 13 500 fishekë. Motra e tij në një intervistë për ABC tha se i vëllai ishte provokuar edhe një bari i cili dilte me armë pranë shtëpisë së tij, duke i ngritur dyshimet Kavajës së donte ta vriste. Bariu i kishte pasur borxh një shumë parash Kavajës.

Ai rezulton i dyshuar për një vrasje të ndodhur në Greqi ndërsa ka qenë i deportuar nga shteti anglez. 45-vjeçari jetonte i vetëm, pasi ishte i pamartuar dhe pa fëmijë ndërsa kohët e fundit kishte shfaqur edhe shenja depresioni./mv.abcnews.al