Një delegacion australian i përfaqësuesve të industrisë, qeverisë, akademisë, shtypit dhe medias do të vizitojë Pekinin të enjten për të nisur një raund bisedimesh me homologët e tyre kinezë.
Ky është një tjetër hap për të stabilizuar kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe Australi-Kinë, siç njoftoi sot ministrja e Jashtme Australiane Penny Ëong.
Takimet do të zhvillohen mes zyrtarëve të lartë, pa pjesëmarrjen e ministrave dhe mbahen çdo vit që nga viti 2014, duke shërbyer si një platformë për të diskutuar çështje me interes të përbashkët.
Takimet u ndërprenë pas vitit 2020.
Delegacioni i Australisë do të udhëhiqet nga ish-ministri i tregtisë Craig Emerson, së bashku me ish-ministren e Jashtme Liberale Julie Bishop, për të treguar mbështetjen politike bipartizane të Australisë, tha një deklaratë nga zyra e Wong.
/abcnews.al