U persekutuan 200 familje çame, Idrizi: Shoqëria ende nuk është distancuar nga diktatura komuniste

11:20 | 18/02/202011:200

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi teksa merrte pjesë në konferencën me temë “Persekutimi i shqiptarëve të çamërisë përgjatë regjimit komunist”, tha se sot e kësaj dite shoqëria shqiptare nuk është distancuar nga diktatura komuniste. Sipas tij, kjo është aryeja se pse vazhdojnë të shfaqen në administratë “fantazmat e kuqe”.

Pjesë nga fjala e tij për persekutimin e çamvë në diktaturë:

Shqiptarët e çamërisë që në fillim të Luftës së II Botërore u orientuan në kahun e duhur. Sot është rasti për të nderuar të gjithë ata burra që sot na bëjnë krenarë, çetën e Pezës, çetën e partizane që luftuan në zonën e Çamërisë. Këta kanë qenë të parët që ndjenë tradhtinë që komunizmi i bëri çamërisë. Është zona e Konospolit që ka ndjerë më shumë persekutimin, Haki Rushiti, familja Plaku, etj. Në vitin 1960 elita çame, ata që bënë luftën u persekutua nga ai regjim diskriminues, një persekutim që vazhdoi deri në ’90.

Në fillimet e viteve ’44-’45, çamët i mblodhën në kinema Republika në Tiranë dhe ju kërkuan të luftonin në malin e Gramozin me flamurin grek dhe këta burra të mëdhenj thanë ‘jemi gati të luftojmë por me flamurin shqiptar’. Parë në kontekstin e sotëm më bën përshtypje pikërisht mosndarja nga e kaluara. Diktatura i zhveshi shqiptarët nga ekonomia, nga çdo gjë, jemi i vetmi vend që kemi vujatur diktaturën dhe sot si shoqëri qoftë me akte formale nuk jemi ndarë dhe s’kemi dënuar atë regjim. Kjo është arsyeja pse fantazmat e kuqe shfaqen edhe sot. Të gjithë ne e kemi ndjere diskriminim, por këto dokumente që po hapen sot e provojnë se na kishin larguar nga vendi jonë sepse ishim shqiptar dhe kishim besim në zot.

Janë 200 familje të çamërisë që janë persekuptuar nga regjimi komunist, 35 të ekzekutuar, 1500 vite burg për shqiptarët e çamërisë, sepse ne nuk bëmë atë që po bëjmë sot: Të ngreme zërin. Enver Hoxha kishte në nomeklaturën e shtetit filo-grek, që për fat të keq janë edhe sot.

Ne kemi marrë nisma konkrete në parlamentin e Shqipërisë, siç ishte nisma ligjore për heqjen e dekoratave të nomeklaturës së kuqe, por nuk u miratua, ndaj sot Enver Hoxha vazhdon të mbajë titullin “hero i kombit” sepse nisma jonë nuk kaloi asnjëhere në seancë plenare. Ne depozituan propozimin tonë për hapjen e dosjeve por edhe lustracionin, u bë një kakofoni në parlament dhe fatmirësisht doli ligji për Autoritetin e Dosjeve, por fatkeqësisht u hoq lustracioni.

Në fund kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, falenderoi organizarët, si Shoqata Patriotike Çamëria, Instituti për Demokraci, Media dhe Komunikim dhe Autoritetin e Dosjeve. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono