Filloi si një përpjekje për të hequr qafe gjarpërinjtë por përfundoi në djegien e shtëpisë. Një shtëpi prej afro 10,000 metra katrorë në Dickerson, Maryland u përfshi nga flakët kur pronari i shtëpisë u përpoq të nxirrte një gjarpër jashtë gjarpinjtë.
Pete Piringer, zëdhënësi i Montgomery County Fire, tha për CNN, se gjarpërinjtë kishin qenë një shqetësim i vazhdueshëm për këtë pronar dhe qiramarrësin e mëparshëm gjithashtu. Zjarri filloi në bodrum dhe u përhap shumë shpejt në çdo kat, duke përfshirë shtëpinë shumëkatëshe.
Ata përdorën qymyr për të krijuar tym në mënyrë që të largonin gjarpërinjtë por qymyri ishte shumë pranë materialeve të djegshme, duke rezultuar në djegien e shtëpisë, tha Piringer. Ai tha gjithashtu se pronari ishte në shtëpi disa orë më parë, por për fat të mirë askush nuk ndodhej në momentin që shpërtheu zjarri. Një fqinj pa tymin dhe lajmëroi menjëherë zjarrfikësit.
Zjarrfikësve iu deshën disa orë për të vënë nën kontroll zjarrin, por ai nuk u shua plotësisht deri në mëngjesin e ditës së nesërme. Dëmet do të kushtojnë më shumë se 1 milion dollarë, tha Piringer. Shtëpia është blerë së fundmi për 1.8 milionë dollarë, sipas të dhënave.
Departamenti i zjarrfikësve e konsideroi ngjarjen një aksident pasi nuk kishte prova, apo qëllim, për ndezjen e zjarrit. Ende nuk dihet se cili ishte fati i gjarpërinjve por duke qenë se shtëpisë i kanë mbetur vetëm rrënojat, me siguri ata nuk janë më aty.
/abcnews.al