U përpoqen të arratiseshin nga qelia përmes një tuneli, arrestohen dy të burgosur në SHBA

schedule20:14 - 21 Mars, 2023

schedule 20:14 - 21 Mars, 2023

Dy të burgosur nga Virxhinia janë rikthyer në paraburgim pasi dyshohet se u arratisën nga burgu duke hyrë në një tunel përmes një muri qelie, sipas autoriteteve.

Burrat të identifikuar si, John Garza dhe Arley Nemo, u arratisën nga Aneksi i burgut të Newport News të hënën pasdite, tha Zyra e Sherifit të Newport News.

Burrat dyshohet se kanë kaluar nëpër një mur qelie që të çonte në pjesën e jashtme të ndërtesës dhe më pas u ngjitën në murin e sigurisë, sipas zyrës së sherifit. Nuk është e qartë se çfarë mjetesh ishin përdorur për tu larguar nga burgu.

Autoritetet e kuptuan se Garza, 37 vjeç dhe Nemo, 43 vjeç, ishin zhdukur gjatë numërimit rutinë të hënën në mbrëmje.

Zyra e sherifit tha të martën se dy burrat ishin arrestuar në Hampton, jashtë Newport News.

Sipas zyrës së sherifit, Nemo ka qenë në paraburgim që nga tetori me akuza përfshirë mashtrimin e kartave të kreditit, vjedhjen e kartës së kreditit, falsifikimin, posedimin e mjeteve të vjedhjes, vjedhje e madhe, përbuzje e gjykatës dhe shkatërrim prove.

Garza ka qenë në paraburgim që nga dhjetori me akuza që përfshijnë mospërfillje të gjykatës, shkatarrim të provës dhe mosparaqitje. Ai u deklarua fajtor për mosparaqitje dhe shkelje të S/C CCD.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!