U përpoq për të krijuar pajisje për koronavirusin, por çfarë i ndodhi shkencëtarit?

schedule09:15 - 2 Prill, 2020

schedule 09:15 - 2 Prill, 2020

Interneti është i mbushur me sugjerime për ta mbajtur veten të zënë në shtëpi gjatë shpërthimit të koronavirusit, por një shkencëtar australian përfundoi në spital falë zgjedhjes që bëri për t’u argëtuar.

Me autoritetet mjekësore në të gjithë botën që këshillojnë njerëzit të ndalojnë së prekuri fytyrat e tyre, për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit, Daniel Reardon, që jeton në Melburn, i tha CNN-it se mendoi të bënte një sensor që mund të tregonte nëse duart ishin afër fytyrës.

Reardon, 27 vjeç, kishte disa pjesë elektronike të shpërndara rreth vetes dhe vendosi të afronte dorën mbi to.

Stafi mjekësor bëri një përshkrim të gjatë të gjendjes së Reardon-it.

“Unë thjesht u mërzita kur ajo ndodhi,”- tha ai, duke pranuar se shpikja kishte patur efekt të kundërt me atë që synonte: Në vend që të krijohej zhurmë kur duart të afroheshin tek fytyra, ato u acaruan vazhdimisht derisa ai i largoi nga ajo.

“Qesha dhe hoqa dorë përkohësisht. Pastaj fillova të vendosja magnet mbi fytyrë. Së pari ndjeva shpime në vesh dhe në njërën vrimë të hundës.”- shtoi ai.

Në atë moment, Reardon kishte fituar vetëm disa modifikime të përkohshme të trupit, por gjërat do të bëheshin pak më të qëndrueshme.

“Problemi lindi kur vura magnet në vrimën tjetër të hundës. Të gjithë magnetët që kisha në fytyrë u bashkuan me atë që kisha në mes të hundës dhe ngecën brenda saj!”- tha ai.

Në pamundësi për t’i hequr ato vetë, Reardon përfundoi në spitalin lokal. Ai tha se kaloi rreth një orë atje, duke e përshkruar ngjarjen si diçka ‘të qetë’, pasi pacientët me koronavirus po dërgoheshin në një spital tjetër.

“Stafi u ‘kënaq’ me këtë. Disa mjekë dhe infermierë erdhën për të qeshur me  mua. Në fund, dy doktorë i tërhoqën magnetët, secili duke nxjerrë nga një nga hunda.”- tha ai.

Reardon bëri një foto të raportit mjekësor, ku thuhet se ai kishte mohuar se kishte magnetë të tjerë në hundë.

“Kisha pak dhimbje kur m’i hoqën dhe hunda ime… e kisha lënduar shumë vetë. Por përveç kësaj, isha duke qeshur me gjithë të tjerët.”- tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!