U përplasën në Big Brother, arsyeja pse Einxhel dhe Donaldi nuk flisnin jashtë

schedule15:25 - 26 Janar, 2022

schedule 15:25 - 26 Janar, 2022

Einxhel dhe Donaldi kanë pasur disa përplasje ditët e fundit, të cilat vijuan dhe gjatë mbrëmjes së djeshme. Einxhel është shprehur se është zhgënjyer dy herë nga Donaldi. Ajo përmendi një konflikt kur kanë qenë jashtë, për të cilin nuk dha detaje dhe e dyta lidhet me Dagz, pasi aktori nuk e zgjodhi në zinxhirin e shpëtimit.

Megjithatë, thuhet se shkak për përplasjen mund të jetë eksperienca e Einxhel në emisionin “Binjakët shoë” nga Donaldi dhe Romeo. Pas largimit, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet për arsyen e ndarjes me aktorët Romeo dhe Donald Veshaj.

E pyetur se çfarë dëshironte që të zhdukte me Covid-19, ajo zgjodhi njerëzit që nuk janë korrektë me pagesat.“Njerëzit jo korrektë me pagesat, e dini çfarë dua të them,”shkroi ajo. Megjithëse, Einxhel nuk ka qenë e drejtpërdrejtë në përgjigje, ajo la të kuptohej se shkak për largimin nga emisioni kishte qenë pagesa. /abcnews.al