U përplasën fizikisht në fushën e blertë, teknikët e Tottenham dhe Brighton sqarojnë situatën

schedule23:29 - 8 Prill, 2023

schedule 23:29 - 8 Prill, 2023

Perveç golave spektakolarë dhe emocioneve të forta, përballja mes Tottenham dhe Brighton “dhuroi” gjithashtu dhe një përplasje tepër të fortë mes teknikut të Spurs, Cristian Stellini dhe teknikut të Brighton, Roberto de Zerbi.

Të dy trajnerët po “ngacmonin” gjatë gjithë ndeshjes njeri-tjetrin, derisa në minutën e 59’-të nervat nuk mbajtën më dhe pas një përplasje tejet agresive të dy teknikët u ndëshkuan me kartonin e kuq duke lënë në mënyrë të menjëhershme fushën e lojës.

Pas ndeshjes tekniku i Brighton e komentoi shumë shkurt përplasjen me Stellinin, ku tha se nuk toleron askënd të tregojë mungesë respekti ndaj tij.

“Jam mësuar të respektoj të gjithë dhe dua të ketë të njëjtin respekt ndaj meje”,- u shpreh De Zerbi në fjalën e tij.

Në krahun tjetër, tekniku “i komanduar” i Spurs, e anashkaloi totalisht përplasje me De Zerbin teksa e mbajti fokusin e tij në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, fitore e cila afron gjithnjë e më shumë me zonën Champions.

“Nuk dua të flas për atë që ka ndodhur mes nesh, por vetëm për skuadra ime dhe fitorja jonë. Nuk më pëlqen të përfshihem kur ka një grindje ose toni është shumë agresiv. Mundohem të bëj punën time, unë jam Cristian Stellini, menaxheri i Tottenham dhe kjo është e vetmja gjë që dua të flas. Asgjë nuk ka ndodhur për mua. Unë jam një person miqësor, futbolli është një sport argëtues dhe skena të tilla zhgënjejnë shikuesin. Dua të argëtohem dhe të luftoj për ekipin tim. Kjo është ajo që dua të bëj”,- u shpreh Stellini në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!