U përplas për vdekje, 10 vjeçari nga Lezha me familjen prej dy ditësh priste në radhë në Kakavijë

schedule12:31 - 15 Gusht, 2020

schedule 12:31 - 15 Gusht, 2020

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë. Ambulanca që po transportonte një të sëmurë ka përplasur një 10 vjeçar i cili po tentonte të kalonte rrugën.

Burime për Abc News bëjnë me dije se i mituri nga Lezha prej dy ditësh së bashku me familjen e tij po priste në radhë për të kaluar në vendin fqinj Greqi.

Djali është fëmijë e familjes Ndoj nga Lezha, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërkohë mësohet se aktualisht trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës ndërsa shoferi i ambulancës ndodhet në gjendje shoku.

LEXO EDHE: Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje fëmijën

Kakavijë prej disa ditësh vijojnë radhët kilometrike të makinave që presin të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Temperaturat e larta e kanë vështirësuar më shumë pritjen në këtë pikë kalimi, ku herë pas here qytetarë të moshave të ndryshme kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore.

Gjithashtu situatë e rënduar dhe radhë të gjata ndodhen dhe në Kapshticë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!