U përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë 55-vjeçari

schedule19:31 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 19:31 - 20 Dhjetor, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Gjoles, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën.

Një i ri ka aksidentuar me automjetin e tij 55-vjeçarin Pëllumb Stafuka, i cili lëvizte me biçikletë në aksin Krujë-Vorë. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Artur Karaj ka qenë pa leje drejtimi. Ai ka pësuar disa dëmtime dhe është dërguar në spital, ndërsa pritet arrestimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!