Një aksident i rëndë ndodhi disa ditë më parë në pranë Parkut Zoologjik të Tiranës. Mësohet se një 33-vjeçar u përplas me trafikndarësen në afërsi të nënkalimit.
Si pasojë, ka ndërruar jetë të hënën në spital.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al