Një rast i dhunës në familje në Kalivia të Greqisë është përshkallëzuar në vetëflijim pasditen e sotme.
Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur pasi 46-vjeçari ishte përleshur në banesë me nënën e tij. Dikush njoftoi policinë për këtë incident e cila menjëherë mbërriti pranë banesës ku kishte ndodhur sherri.
Në momentin kur pa policinë 46-vjeçari qëlloi veten me armë gjahu. Për pasojë ai ndërroi jetë në vend./mv.abcnews.al

