Selaniku është tronditur sot nga një grabitje e ndodhur orët e parë të mëngjesit. Grabitja raportohet se ka ndodhur rreth orës 04:00 në një dyqan rrobash. Si pasojë e kësaj grabitje një 44-vjeçar ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes.
Ai ishte një punonjës i këtij dyqani, i cili sapo ka pikasur grabitësit ka tentuar t’i ndalojë.
Në përleshje e sipër raportohet se një nga grabitësit e ka qëlluar me tytën e armës 44-vjeçarin duke e lënë fillimisht pa ndjenja. Ai u transportua në spital, ndërsa pas disa orësh ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të mëdha që kishte në tru. /abcnews.al/