“U përkul në gjunjë”, shëtitja e fundit e Hamides para se të vritej me 2 plumba, dëshmitarja: Doli nga spitali për të blerë bukë

schedule19:19 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 19:19 - 1 Dhjetor, 2022

Mediet në Kosovë kanë publikuar dëshminë e gruas e cila shoqëroi Hamide Magashin në shëtitjen e saj të fundit, para se të vritej nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili në oborrin e maternitetit në Prishtinë.

E afërmja e viktimës e kishte shoqëruar 35-vjeçaren e ndjerë për të dalë dhe për të blerë bukë, para se të ndodhte vrajsa.

Hamide Magashi ndodhej e shtruar në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pasi pritej që të lindte të ditët në vijim.

Siç rrëfen e afërmja, pasi kishin dalë jashtë klinikës për të blerë bukë, Hamide Magashi ka takuar në oborrin e spitalin ish-burrin e saj Sokol Halilin.

Ajo ka zbuluar bisedën që kanë pasur mes tyre viktima dhe autori, në momentin kur Hamide Magashi e ka a parë në oborr ish-burrin e saj.

“Ai erdhi me bisedu me gruan. Ajo më tha që ai është ish-burri jem dhe u distancua për të biseduar me të. Kur u takuan, ai u përkulë në dy gjunjët dhe po i thoshte diçka” , ka thënë pëtrT7 e afërmja e viktimës.

Familjarët e viktimës akuzojnë autoritetet policore për ngjarjen e rëndë që tronditi Prishtinën, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, përpara maternitetit teksa ishte në pritje të lindjes së fëmijës.

Motra e 35-vjeccares ka bërë të ditur për mediat vendase se viktima nga data 13 shtator ishte pajisur nga gjykata me një urdhër mbrojtjeje që ishte e vlefshme deri me 13 mars të vitit të ardhshëm.

“Policia ka qenë në dijeni për rastin pasi këtu e katër muaj ajo ka tentuar të divorcohet nga ai”, është shprehur ajo.

Edhe familjarët e tjerë të ngushtë me viktimën, kushërire, thonë se 35 vjeçar ja ka pasur më parë dhunë fizike dhe psikologjike nga ish bashkëshorti e saj, teksa fajtor për ata mbetet policia.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasje gruas shtatzënë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale./Abcnews.al/