E tensionuar është paraqitur situata në hyrje të Kuvendit. Deputetë të opozitës kanë tentuar të hyjnë në Sallë, por nuk janë lejuar nga Garda. Të revoltuar deputetë të opozitës janë përplasur edhe me Gardën. Ndërsa xhami i derës kryesore është thyer.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se nuk po lejohen që të futen në sallë të gjithë deputetët e opozitës, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar.
“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë”, ka thënë ai.