Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U përjashtuan nga Kuvendi, deputetët demokratë ankimojnë vendimin

schedule10:09 - 16 Shkurt, 2023

schedule 10:09 - 16 Shkurt, 2023

Deputetët e PD kanë paraqitur një kërkesë për ankimim të vendimit për përjashtimin e tyre nga Kuvendi. Kërkesa i është dërguar Kuvendit dhe Gardës. Sipas tyre, në bazë të rregullores, ata mund të futen në Kuvend derisa të mblidhet konferenca për ta shqyrtuar. Të përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Dy të fundit janë dënuar me nga pesë ditë që mos të marrin pjesë në seancë, ndërsa Berisha dhe Noka me dhjetë ditë. Kjo masë vjen pas kaosit që ata krijuan në seancën e fundit parlamentare. Noka tentoi t’u ndalonte fjalën deputetëve të PS duke i rënë bilbilit dhe pavarësisht apelit të kryetares Lindita Nikolla, ai nuk u tërhoq nga veprimet zhurmuese.

Të gjitha këto episode, bënë që seanca e së hënës të mbyllet shpejt teksa jashtë rrethimit të Kuvendit zhvillohej protesta e thirrur nga Sali Berisha. Kjo nuk është hera e parë që Berisha dhe deputetë të tjerë nga opozita përjashtohen për sjellje jo-etike dhe për bllokim të punimeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!