Nis procedimi penal për një 59-vjeçar në Vlorë, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Cerkovinë, automjeti që drejtonte 59-vjeçari është përplasur me një mjet traktor, ku për pasojë mbetën të lënduar drejtuesi i traktorit dhe pasagjerja.
“Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin 59 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Cerkovinë, automjeti që drejtonte është përplasur me një mjet traktor me drejtues shtetasin R. L. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i traktorit dhe pasagjerja në këtë mjet. “, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al