Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Tiranë, pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident në aksin rrugor “Palasë-Dhërmi”.
Duke drejtuar një mjet kamion, dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë, kamioni është përplasur me disa automjete të parkuara, me një kontenier dhe me një tjetër automjet. Si pasojë e përplasjes është lënduar ky i fundit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi në flagrancë shtetasin 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Palasë-Dhërmi”, duke drejtuar një mjet kamion, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij. Si pasojë, kamioni është përplasur me disa automjete të parkuara, me një kontenier dhe me automjetin me drejtues shtetasin I. R., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al