U përfolën se janë ndarë, flet për herë të parë e dashura e Can Yaman

schedule15:22 - 22 Prill, 2021

schedule 15:22 - 22 Prill, 2021

Ditët e fundit u përfol se çifti më i ri i showbizzit, Diletta Leotta dhe aktori turk Can Yaman po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre. Aktori me origjinë shqiptare mbylli disa ditë më parë Instagramin dhe nga ana tjetër prezantuesja italiane publikoi disa foto, ku vihej re që mungonte unaza e fejesës.

Can Yaman e Diletta Leotta si sono fidanzati? Scopriamo la verità insieme -  Spettegolando

Sikur të mos mjaftonte kjo, dasma e cila do të mbahej në Romë me 16 Gusht, u shty. Por këto thashetheme se i kanë dhënë fund i ka hedhur poshtë vetë prezantuesja duke thënë se vazhdojnë të jenë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Martesa nuk është anuluar, çfarë ka qarkulluar janë vetëm thashetheme. Historia jonë e dashurisë është e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur. Gjërat po bëhen në kohën e duhur. Can e mbylli Instagramin për arsyet e tij të biznesit”, ka treguar ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!