U përfolën se bën sherr, Labinot Tahiri sqaron të vërtetën me Sabri Fejzullahun

schedule22:14 - 29 Prill, 2021

schedule 22:14 - 29 Prill, 2021

Sabri Fejzullahu dhe Labinot Tahiri janë përfolur se kanë pasur një sherr mes tyre.

Shkak duket se janë bërë komentet në rrjetet sociale mes këngëtarëve. E gjitha nisi kur Labi publikoi një foto të tij në Instagram, ku i erdhi një koment nga faqja e Sabri Fejzullahut, ku shkruhej vetëm “hahahahaha”.

Pas këtij komenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Labit, i cili i është përgjigjur:

“Cfarë ka për të qeshur këtu se po qesh në çdo postim timin? Më thuaj të qeshi edhe unë?”

Teksa të gjithë kanë menduar se mes tyre ka nisur sherri, Labinoti ka sqaruar njëherë e mirë situatën, duke treguar se ka respekt të madh për Sabriun

Me zemer, pêr Sabrianon, që dua ti ndali zërat kinse jemi të përqarë, gjë që nuk egziston!

E meritonte, meriton dhe do ta meritojë edhe pas shumë viteve të ; çmohet, respektohet, nderohet e të vleresohet sa të egzistojë shteti e kombi ynë si figura më e këndshme e skenës sonē shqiptare.

Nuk kam lënë artist pa e nderu dhe pa e respektu, madje edhe kur ka pasur nevojë jam futur brenda thashetheme te estrades per me u ba zgjidhje, kēshtu jam dhe njihem gjate vite për veprat dhe mundin tim.

Sabriun, e nderova në qytetin tim me aq mundesi sa kisha, jo si institucion por per faktin që është IKONË SHQIPTARE, kur nuk kishte facebook e shume portale ne Kosovë, për veq televizioneve!

Pra du te them, që me axhin Sabri as nuk kam dhe as qē do të kemi ndonjeherë mosmarrveshje, por nganjeherë mendoj se; koha, vitet, karriera e bujshme 50 vjeqare e tij, dhe shumë arsye te jetes personale mund ta bejnë ose te na bejnë të dukemi sikurse po e nenqmojmë ndonje artist te ri.

Pa dyshim se Sabriano, mbetet njeri dhe artist i madh për shumë gjenarata dhe për mua.

Fundja, vazhdoj ti respektoj të gjithē aq sa meritojnē, por tē me “poshtrojnë” nuk lejoj as shtetin as qeveritë dhe as askend per faktin se secili kemi nje bagazh të veqant jetsorë.

I dashur Sabri Fejzullahu të deshiroj shumë shëndet ty dhe zonjes Nehra dhe të gjithë familjes tende artistike se bashku me publikun tend te kahmotshëm e te rinjet.

Te do, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai, duke i dhënë fund zërave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!