30-vjetori i Armina Mevlani u kthye në qendrën e mediave rozë. Në festën që blogerja kishte organizuar me temë “Under the sea” (nëndet) tërhoqën vëmendje detajet, edhe sigurisht Armina që ishte e veshur si një sirenë.
Mirëpo, ajo që u komentua më së shumti ishte mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit. Madje u tha edhe që çifti i kishte dhënë fund lidhjes së dashur.
Por vetëm një orë më parë, ka reaguar vetë Armina, e cila ka hedhur poshtë zërat për një ndarje. Ajo ka postuar në Instagram një video nga mbrëmja e ditëlindjes, ku shfaqet duke kërcyer në mënyrë romantike me Shkëlzenin.
“Kulmi i ditëlindjes time. Ndihem me fat për dashurinë që marr”, ka shkruar Mevlani krahas videos./abcnews.al
View this post on Instagram