U përfol se mashtroi 2 dyqane makinash me 50 mijë euro, Fisnik Syla reagon me tufën e lekëve në duar

schedule13:22 - 19 Maj, 2022

schedule 13:22 - 19 Maj, 2022

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se biznesmeni Fisnik Syla, i njohur si ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, ka mashtruar dy autosallone ku vlera që ai duhej të paguante  për dy makina ishte 50 mijë euro.

Makinat e tipit “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Sylës, me pretendimin për t’i testuar dhe vozitur për një kohë të shkurtër, e më pas, duhej të paguante 50 mijë euro.

Për këtë ka reaguar vetë biznesmeni përmes një Instastory, ku shihet me një grumbull parash.

“Folni sa të doni, se spo ju dëgjohet…çdo herë që po folni për mua, thesari veç po më shtohet”, ka shkruar Fisniku përmbi reagimin.

Kujtojmë që më herët, një kompani turistike pretendon se biznesmeni i mashtroi duke paguar pushimet në Maldive me një çek falso, por që Syla nuk e pranoi në asnjë moment diçka të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!