U përfol se këngëtarja shqiptare do përfaqësojë sërish Qipron në Eurovision, zbulohet e vërteta

schedule14:43 - 24 Shtator, 2020

schedule 14:43 - 24 Shtator, 2020

Prej disa javësh në media po qarkullojnë lajme se artistja me origjinë shqiptare, që përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”, Eleni Foureira do të jetë e pranishme sërish në vitin 2021.

LEXO EDHEKëngëtarja shqiptare përfaqëson Qipron në Eurovision për herë të dytë

Mirëpo, mesa duket ajo ka refuzuar mundësinë për të përfaqësuar Qipron në Rotterdam vitin e ardhshëm.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Giannis Poulopulos në emisionin televiziv grek të mëngjesit ‘Eftychite’. Ai zbuloi se një burim nga Panik Records, labeli i Eleni konfirmoi se këngëtarja e “Fuego” nuk do të konkurronte në “Eurovision 2021”.

Sipas burimit, Eleni dëshiron të rikthehet në Eurovision, por vetëm kur gjërat të jenë më mirë në lidhje me koronavirusin dhe kur të ketë një shfaqje të rregullt të Eurovisionit.

Deri më tani, artistët e interesuar për pjesëmarrje janë: Despina Savva të “The Voice Australia”, Ian Stratis, Eirini Papadopoulou, Leea Nanos, Ivi Adamou, Konnie Metaxa & Tasos Xiarcho, Melisses, Vangelis Kakouriotis dhe këngëtarja, modelja e aktorja, Katerina Stikoudi. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!