U përfol se ka pësuar aksident, Stresi ironizon videon që u bë virale

schedule17:13 - 19 Nëntor, 2021

schedule 17:13 - 19 Nëntor, 2021

Një video në të cilën pretendohet se ka pësuar aksident Stresi ka shqetësuar fansat e reperit. Videoja është bërë virale në TikTok dhe për rrjedhojë ka sjellë dhe reagimin e tij.

Personi që ka publikuar videon në fjalë në rrjetin social TikTok, ka shkruar krahas saj: “Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Salillarit, Astir. Akoma nuk dihet gjendja e reperit shqiptar”.

Reperi ka reaguar duke realizuar një duet me videon në fjalë, ku shihet se është shëndoshë e mirë. “Hajde qofsha i xhenetit”, ka shkruar me ironi reperi duke përgënjeshtruar kështu se aksidenti në fjalë ka të bëjë me të.

@officialstresi##duet with @bad_felingss hajde qofsha I xhenetit♬ S’jam Dorzu – Stresi

/abcnews.al