Dy ditë më parë u përhap lajmi se këngëtarja Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla ishin martuar.
Lexo edhe: Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i japin fund beqarisë
Gjithçka nisi për shkak të një postimi në rrjete sociale, ku dyshja shihej se e kishin ndryshuar statusin duke e bërë “Të martuar”.
Mirëpo, së fundmi Prive ka mësuar se dyshja nuk janë celebruar e as nuk kanë organizuar në fshehtësi ndonjë dasmë. Thjesht, ata e kanë ndryshuar statusin në rrjete sociale, sepse ndihen si të martuar.
Sakaq, Fjolla dhe Fisniku kanë vendosur që ta ndërmarrin këtë hap të madh, vetëm pasi të qartësojnë çështjet ligjore që janë hapur nga organet e drejtësisë, pasi këngëtarja u kap me një armë zjarri në Morinë disa muaj më parë.
Ndërkohë, gjithçka mbetet për t’u parë deri atëherë. l.k/abcnews.al