U përfol se është shtatzënë, reagon Sara Hoxha

schedule15:36 - 25 Qershor, 2020

schedule 15:36 - 25 Qershor, 2020

Lajmi se Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë në pritje të fëmijës së tyre të parë pushtoi faqet e mediave rozë. Por, dyshja ka preferuar të mos komentojë, por edhe duke mos e mohuar atë.

Së fundmi, ka qenë Sara e cila ka vendosur të reagojë. Në një postim në Insta Story, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto, në të cilën shfaq edhe barkun e sheshtë, si një përgjigje ndaj lajmeve për një shtatzani të mundshme.

Me këtë foto, në fakt Sara ka krijuar më shumë konfuzion, pasi siç është raportuar, partnerja e reperit është në muajt e parë të shtatzanisë. Kujtojmë, që para pak ditësh, në një intervistë televizive për mediat në Kosovë, Ledri shprehu dëshirën për t’u bërë baba.

Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereso në botë…edhe unë du me e pas atë ndjenjë!”, tha Ledri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!