U përfol se është ndarë nga i dashuri, flet Fifi

schedule14:15 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 14:15 - 29 Dhjetor, 2020

Këngëtarja e njohur, Fifi prej kohësh është përfolur për lidhjen e saj, me Xhuljon Tabakun.

Së fundmi, është dyshuar se çifti janë ndarë pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ndërsa një ditë më pare, Fifi iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe në këtë rast nuk mungoi një e tillë për dashurinë.

“A je me atë që dashuron”, ka qenë njëra nga pyetjet drejtuar Fifit.

“Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë. Por nuk ka më të bukur se dashuria. Thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”, shkroi Fifi, duke lënë të kuptohuet në një farë mënyre se është ndarë nga Xhuljo. l.k/abcnews.al