U përfol se është ndarë nga Fjolla pas dasmës në Maldive, reagon për herë të parë Fisniku

schedule16:34 - 12 Maj, 2021

schedule 16:34 - 12 Maj, 2021

Ka disa orë që në mediat rozë, po qarkullon një lajm se këngëtarja Fjolla Morina është ndarë nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Ndonëse nuk bëheshin të ditura arsyet thuhej se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre pas kaq kohësh. Mirëpo, Fisniku i ka mohuar pak më parë lajmet për ndarje me një postim.

Fisniku ka postuar një foto ku shfaqet krah Fjollës dhe uron Fiter Bajramin, teksa çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirës të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai./abcnews.al