Prej disa ditësh në mediat rozë, po përflitet se koreografia dhe balerina e njohur, Riselda Sejdia do të jetë pjesë e spektaklit “Big Brother VIP”. Mirëpo, pak minuta më parë, përmes një postimi në Instagram, Riselda ka hedhur poshtë zërat dhe ka zbuluar se do të jetë pjesë e Dance Reality Show “T’ka mami yll”, që pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e ABC.
Ajo ka postuar një foto dhe ka treguar se do të jetë një nga anëtarët e jurisë. Padyshim, ka falenderuar për ftesën Albi Nakon. “@albinakodanceacademy ky program do të bëjë namin, kaq po të them… Ndihem tepër e lumtur që jam pjesë e jurisë @tka.mami.yll @abcnewsal @albi_nako faleminderit për ftesën dhe faleminderit që besuat tek unë… Na shkoftë mbarë të gjithëve… ⭐️”, ka shkruar Riselda krahas imazhit, në të cilin shfaqet në palestër.
Kujtojmë që pak ditë më parë, u zbulua se pjesë e jurisë së “T’ka mami yll” do të jetë edhe moderatorja Erjona Rusi ndërsa drejtuese është përzgjedhur bukuroshja, Ilda Bejleri.
/abcnews.al