Ardian Bujupi është përfolur se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” në Kosovë. Ishte vetë këngëtari që bëri një postim të dyshimtë pak javë më parë, gjë që bëri të nisnin menjëherë spekulimet se ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e formatit që pritet të transmetohet dhe në Kosovë.
Ditën e sotme, qarkulluan nëpër rrjet disa lajme se Ardian Bujupi dhe Genc Salihu ishin dy nga konkurrentët të konfirmuar për të hyrë në shtëpinë e famshme. Mirëpo, ky i fundit mohoi një gjë të tillë duke thënë se ishte pjesë e stafit të Klan Kosova, ku do të jepet reality show.
“Punoj në Klan, jam pjesë e stafit por nuk do të jem brenda shtëpisë së VIP Big Brother”, tha ai. Së fundmi, ka ardhur dhe reagimi i Ardianit, i cili teksa ka publikuar një lajm, e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur. Më pas shkruan “Fake”, duke nënkuptuar se nuk do të hyjë në BB VIP.
/abcnews.al