Martha Stewart ka hedhur poshtë thashethemet se ajo dhe Pete Davidson mund të kenë ndezur një romancë pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian. “Pete Davidson është si djali që nuk e kam pasur kurrë”, tha biznesmenia 81 vjeçare për Daily Mail.
“Ai është një djalë simpatik që po gjen rrugën e tij. E kam ftuar të vijë në podkastin tim dhe mezi pres të dëgjoj se çfarë ka për të thënë.” Thashethemet nisën pas një fotoje ku shihej Martha duke mbajtur dorën e komedianit teksa pozonin bashkë me Kim.
We should’ve seen this coming. pic.twitter.com/BXzTUl3yQp
— Gennefer Gross (@Gennefer) August 6, 2022
“Duhet ta kishim parë këtë,” shkroi një përdorues i Twitter-it i cili ndau foton në fjalë. Martha më parë ndau mbështetjen e saj për çiftin, duke treguar se ylli i “Saturday Night Live” dhe themeluesi i Skims ishin të lezetshëm së bashku. /abcnews.al

