Robert Berisha është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen italiane, Maria Bove. Kjo e fundit publikoi në rrjete sociale një fotografi nga një darkë, ndërsa më pas e shoqëroi me një video ku shiheshin duke shkëmbyer puthje në buzë.
Kaq mjaftoi që të aludohej se mes tyre kishte nisur një romancë dashurie, për të cilën mori dhe vëmendjen e mediave italiane. Por, a janë vërtetë në një lidhje? Këngëtari ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet me të bijën, Renee.
“Dashuria ime e vetme, Renee”, janë fjalët që e ka shoqëruar postimin këngëtari, duke hedhur poshtë kështu thashethemet e ditëve të fundit dhe nënkuptuar se vazhdon të jetë single. /abcnews.al
View this post on Instagram