U përfol për një lidhje me aktoren e famshme, ylli i filmave flet për herë të parë

schedule19:10 - 6 Prill, 2022

schedule 19:10 - 6 Prill, 2022

Jason Momoa ka hedhur poshtë thashethemet se ka nisur një lidhje me Kate Beckinsale pasi u panë duke biseduar në një festë pas ndarjes së çmimeve Oscars. Ylli i “Aquaman” tha për Extra se ai dhe Beckinsale thjesht po bënin një bisedë miqësore pas ceremonisë.

“Absolutisht jo, jo nuk jemi bashkë. Ajo është shumë e këndshme, unë po tregohesha i sjellshëm, thjesht jam i sjellshëm,” tha Momoa për Extra. “Tani nuk do ia jap pallton askujt.”, shtoi ai. Momoa ka dy fëmijë me Lisa Bonet, me të cilën u martua në 2017.

Jason Momoa Talks Kate Beckinsale Relationship Status After Oscars – Hollywood Life

Dyshja njoftuan ndarjen e tyre përmes Instagramit në janar. Pavarësisht ndarjes së tyre, Momoa e ka bërë të qartë se ai dhe Bonet do të jenë gjithmonë pjesë e jetës së njëri-tjetrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!