U përfol për një kalim në Arabinë Saudite, agjentët e “faraonit” mohojnë gjithçka

schedule11:56 - 7 Gusht, 2023

schedule 11:56 - 7 Gusht, 2023

Vetëm pak orë më parë, në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sauditët e Al-Ittihad janë të gatshëm të derdhin plot 60 milionë euro për kartonin e “faraonit” të Liverpool, Mohamed Salah, madje t’i ofrojnë këtij të fundit dhe një kontratë “stratosferike” prej 180 milionë eurosh për vetëm 2 sezone.

Mirëpo, pas këtij lajmi ka reguar dhe menaxheri i “yllit” egjiptian, Ramy Abbas, i cili mohon gjithçka, teksa tha se nëse Salah dëshironte largimin nga “të kuqtë” gjatë merkatos së verës nuk do të rinovonin kontratën me Liverpool.

“Nëse do të kishim marrë parasysh mundësinë e largimit nga Liverpool gjatë merkatos së verës, ne nuk do ta rinovonim kontratën vitin e kaluar. Momo mbetet i lidhur me Liverpool”,- u shpreh menaxheri i “faraonit” të “të kuqve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!