Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tom Doshi thirret në SPAK: “Partia ime s’do votojë kurrë kundër Prokurorisë”

schedule10:52 - 24 Shkurt, 2025

schedule 10:52 - 24 Shkurt, 2025

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u paraqit të hënën para organit të akuzës SPAK.

Tom Doshi, ëshë pyetur për afro  90 minuta nga prokurorët e posaçëm, ndërsa pas daljes nga SPAK, vetë ai tha se marrja në pyetje ka të bëjë me një hetim për zgjedhjet e vitit 2023 në Rrogozhinë duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.

“Është normale me na thirr Prokuroria. Për zgjedhjet në Rrogozhinë. Po për Edision Memollën. Kam bërë një takim ne Rrogozhinë, personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Po bëhet hetimi për të gjithë ata.”

Ndërkohë për sa I përket rastit të zgjedhjeve në Rrogozhinë, për të cilat Tom Doshi tha se u pyet nga SPAK, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun Edison Memolla për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se në vitin 2018, Tom Doshit dhe familjes së tij, iu ndalua hyrja në SHBa për shkak  se autoritetet atje I dyshojnë si “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjëra.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!