U paralizua në punë, bashkëshortja rrëfen dhimbjen dhe vështirësitë ekonomike

schedule10:41 - 10 Shtator, 2020

schedule 10:41 - 10 Shtator, 2020

Në ABC-ja e mëngjesit, ditën e sotme fokusi është vendosur tek historia e 35-vjeçarit, Gazment Çobo i cili si shkak i një aksidenti në punë mbeti i paralizuar.

Por mungesa e mbështetjes ekonomike nga institucionet përkatëse, i ka vështirësuar edhe më shumë jetesën.

Në një lidhje me ABC –ja e mëngjesit bashkëshortja e 35-vjeçarit, Flutura Çobo e cila aktualisht është edhe e papunë tregoi për gazetaren Sibora Bitri se janë përballur më shumë vështirësi.

Lexo edhe: “Prisni rripin se unë vdiqa”, ABC News sjell historinë e të riut të paralizuar nga betonierja

Po ashtu situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19. Ajo gjithashtu tregoi se janë në pritje të kempit.

“Deri më tani po ia dalim me ndihmën e familjarë.Çdo javë thuajse shkojmë në spital për burrin. Ndonjëherë marr ambulancën për ta çuar në spital, por ka edhe raste që e dërgoj me taksi, me karrocë. Kemi shumë vështirësi”, tregoi ajo.

Lexo edhe: I paralizuar dhe i braktisur, Kryqi i Kuq Shqiptar: Do të ndihmojmë familjen Çobo

35-vjeçari Gazment Çobo i cili punonte në ndërtim, gjatë aktivitetit në punë pati një aksident, nga i cili mbeti i paralizuar.

Pas një bllokimi të rripit të makinerisë së betonit, siç ai tregon, shkoi për të parë defektin që kishte dhe për ta pastruar, por në ato momente është ndezur makineria dhe ky, ka qenë momenti fatal që i shkaktoi aksidentin.

Ai tregon se në ato momente në të cilën ka ndodhur ngjarja nuk mban mend shumë detaje, por kujton se shokut të tij i ka thënë: “Prisni rripin se unë vdiqa”, shprehet ai, ndërsa shton: “Nuk e di nëse kam rënë poshtë apo kam qenë lart”, tha ai gjatë intervistës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!