U pa për herë të fundit duke peshkuar në Drin, zhduket 50-vjeçari në Dibër

schedule21:34 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 21:34 - 26 Dhjetor, 2021

Një 50-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët në Dibër. Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie që kanë kërkuar fillimisht ndihën e policisë. Uniformat blu bëjnë me dije se T. Xh., rreth 50 vjeç prej orëve të pasdites ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk është kthyer në banesë.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë  në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

“Blutë” njoftojnë se aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00,  janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë  shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al